Afërsia e kosovarit me yjet e futbollit zvicërian

Në fund të shtatorit Zvicra do të kthehet në aksion me ndeshjet e radhës kualifikuese.
Si zakonisht, në përfaqësuesen helvetike ekziston atmosferë “shqipe”për shkak të prezencës së shqiptarëve në kombëtare.

I afërt me përfaqësuesen është edhe një shqiptar tjetër.
Biznesmeni Eqrem Zymberi shihet herë pas herë nën shoqërimin e yjeve të Zvicrës.

Zymberi është i njohur në botën e makinave luksoze me garazhën që ndodhet në Chur të Zvicrës.
