75 Mall Live Search
08:26 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / B O

Arsyeja e pabesueshme. Nëna e Elon Musk duhet të flejë në garazh sa herë që e viziton djalin miliarder

Elon Musk është një njeri me ekscentricitete, kjo është e qartë. Një personalitet i veçantë që shton vendimet e diskutueshme dhe problemet me jetën e tij private. Megjithatë, gjëja e fundit që dihet për marrëdhënien me nënën e tij është një fakt i pazakontë, sepse sa herë që Maye (nëna e tij) viziton pronarin e Tesla, ajo duhet të flejë në garazh.

Kështu ka thënë Maye Musk për gazetën britanike “The Times”. Kur viziton manjatin afrikano-jugor në Teksas, 74-vjeçarja duhet të flejë në garazh. Duhet mbajtur mend se pasuria e Elon Musk, njeriut më të pasur në tokë, arrin në rreth 245 miliardë dollarë.

Elon Musk, sipas nënës së tij, nuk është i interesuar të ketë pasuri të mëdha. Dhe kur bëhet fjalë për vendet për të jetuar, ai largohet nga pallatet ose shtëpitë e bollshme. Në vend të kësaj, Musk ka një shtëpi të rregullt në Boca Chica, shtëpia e Tesla-s dhe platforma e nisjes për Starbase.

Pikërisht, arsyeja pse Maye Musk duhet të flejë në garazh është sepse nuk mund të ketë një shtëpi plot luks pranë bazës SpaceX. “Më duhet të fle në garazh. Nuk mund të kesh një shtëpi luksoze pranë një baze raketash”, – tha nëna e manjatit.

Vetë biznesmeni deklaroi pak javë më parë se nuk ka një banesë kryesore gjigante, pasi jeton në një shtëpi “shumë të vogël” në qytetin e Boca Chica, me vlerë rreth 45 mijë dollarë.

“Miqtë e mi vijnë dhe e shikojnë, por nuk mund ta besojnë që rri në këtë shtëpi”, – thotë ai.