Mozik e Getinjo: Faleminderit babë e nanë që na keni mësu se çka është dashnia

Tema e dhunimit të 11 vjeçares ka shtyer të reagojnë edhe dy vëllezërit reperë, Mozik e Getinjo.
Në një foto me prindërit, dy reperët nga Ferizaji kanë falënderuar prindërit e tyre për këshillat e dhëna gjatë jetës.
“Sa i perket muzikes,e ndjekim trendin boteror dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i perket jetes private dhe sjelljes me njerezit e kemi ndjek gjithmone fjalen e babes dhe nanes. Faleminderit Babe dhe Nane qe na keni kshillu dhe na keni msu gjithmone se qka eshte respekti dhe qka eshte dashnia! Ju pershendesim” thuhet në reagimin e reperëve./Indeksonline/