Edhe këngëtarja e famshme pjesë e protestës pas përdhunimit të 11-vjeçares

Në sheshin “Zahir Pajaziti” ka nisur protesta pas rastit të përdhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.
Një numër i madh i protestuesve kanë dalë për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, pjesë e të cilës është edhe Dafina Zeqiri.
Këngëtarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke konfirmuar pjesëmarrjen.
