Deputetja Jeta Statovci zgjedhet kryetare e “Guxo” në Prishtinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është zgjedhur kryetare e Listës “Guxo” në degën e Prishtinës.
Lajmi e ka bërë të ditur deputeti Haxhi Avdyli, përmes rrjetit social Facebook, transmeton IndeksOnline.
Ajo ka marrë 270 vota nga delegatët që ishin të pranishëm në votim.
Avdyli gjithashtu ka njoftuar se Kuvendi qendror i partisë “GUXO”, do të mbahet me 7 shtator.
Njoftimi i plotë:
Deputetja Jeta Statovci me votën e 270 delegatëve zgjedhet kryetarja e degës së Prishtinës.
Urime kryetare Jeta.
Shihemi me 7 shtator…
Në Kuvendin qendror të Partisë #GUXO… ✌️✌️/IndeksOnline/