75 Mall Live Search
20:42 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / Gj. Sh

Leao drejt Premier Ligës

Kanë filluar të qarkullojnë disa spekulime të cilat e lidhin e Rafael Leaon me një largim të mundshëm nga kampioni italian.

Tani bëhet e ditur që Chelsea është në bisedime për të nënshkruar yllin e Milanit, Rafael Leao, vetëm një ditë para mbylljes së merkatos verore, përcjell KosovaPress.

Leao, i cili iu bashkua Milanit nga skuadra franceze Lille në vitin 2019, shënoi 14 gola në të gjitha garat gjatë sezonit 2021/22 dhe ndihmoi gjigantin italian të fitoj titullin e tij të parë të ligës që nga viti 2011.

Sipas “Times”, Chelsea ka hapur bisedimet me Milanin për Leaon pasi klubit anglez iu kumtua se një marrëveshje për sulmuesin e PSG-së, Neymar nuk është e mundur.