75 Mall Live Search
12:43 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / LB

Kurti përuron abetaren e përbashkët në ditë greve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe ministren e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci kanë përuruar sot Abetaren e Përbashkët dhe Unike.

Kurti në Facebook, ka shkruar se nga sot, fëmijët anembanë viseve të banuara me shqiptarë, do t’i mësojnë 36 shkronjat e alfabetit shqip me të njëjtën abetare.

“Udha e shkronjave që na ka sjellë deri këtu ka qenë e gjatë dhe e vështirë. U qoftë e mbarë rruga e diturisë, e ky vit i ri shkollor, të gjithë nxënësve e nxënëseve, që do të mësojnë nga ky libër”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ministren e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, znj. Evis Kushi dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, përuruam sot Abetaren e Përbashkët dhe Unike.

Nga sot, fëmijët anembanë viseve të banuara me shqiptarë, do t’i mësojnë 36 shkronjat e alfabetit shqip me të njëjtën abetare.

Udha e shkronjave që na ka sjellë deri këtu ka qenë e gjatë dhe e vështirë. U qoftë e mbarë rruga e diturisë, e ky vit i ri shkollor, të gjithë nxënësve e nxënëseve, që do të mësojnë nga ky libër.