75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / A. M.

Ndërprerja e rrymës po e dëmton rëndë kompaninë e njohur kosovare, reagon pronari!

Biznesmeni kosovar, Shaqir Palushi i ka bërë një lutje kompanisë për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) rreth ndërprerëve të shumta që po bëhen kohëve të fundit.

Ai është shprehur i gatshëm që të paguajë 50% më shumë me kushtë që mos të ndalet rryma.

“…ndërprejet e shumta përveç që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e   kërkesave për eksport duke u rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Kërkesë nga Kompania Frutex drejtuar KEDS

 Për shkak të problemeve  me furnizim me energji si pasojë e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, ne jemi të gatshëm që  të paguajmë 50 % me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, pasiqë ndërprejet e shumta përveq që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e   kërkesave për eksport duke u rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme.

Gjithashtu për shkak te mungesës së energjisë elektrike nuk mund të aktivizohet linja e përpunimit të frutave duke pamundësuar që të grumbullohen 4 milion kg mollë nga fermerët sa kemi paraparë për këte vit.

Kompania Frutex gjatë ditës do ta përgatis edhe kërkesën zyrtare për KEDS dhe shpresojmë të arrijmë në një  marrëveshje.