Haradinaj i reagon Vuçiqit: Kryeqytet i verërave në rajon është Rahoveci, jo Beogradi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.
Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë, thotë Haradinaj, dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.
“Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.