75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / A. M.

U.D. i Policisë së Kosovës pret në takim zyrtarën e Departamentit të Drejtësisë së Ambasadës Amerikane

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur sot në zyrën e tij Atasheun e Programit të Departamentit të Drejtësisë të Ambasadës Amerikane, Kimberly Riffe dhe Këshilltaren vendore të ICITAP-it, Leonora Berkani.

Ata zhvilluan bisedime rreth partneritetit të vazhdueshëm strategjik të DOJ/ICITAP dhe Policisë së Kosovës për avancimin e praktikave efektive për zbatim të ligjit dhe parimet e forta të sundimit të ligjit në polici.

Riffe, në këtë takim tha se do të vazhdoj të ofrojë ndihmë që avancon profesionalizimin e policisë dhe siguron që angazhimi qytetar/polic të jetë prioritet.

Drejtori i përgjithshëm Hoti u përgjigj me zotimin e tij për vazhdimin e partneritetit me ICITAP-in dhe agjencitë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe vlerëson mbështetjen në të kaluarën dhe të ardhmen. Të dy konfirmuan vazhdimin e marrëdhënieve prej disa dekadash mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.