Janë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje në Gjilan

Dy perona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, transmeton IndeksOnline.
Stacioni Policor në Gjilan, ka realizuar një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Kosovar Shqiptar A.B. (1984).
Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për Gjykatën:
• Një (1) dëshmi (pjesë e kombajnës për korrje të grurit) e cila dyshohet të jetë e ndërlidhur me rastin ,,Vjedhje e rëndë’’
• Një (1) pushkë gjuetie dy tytëshe prodhim RUS
• Një (1) pushkë ajrore me dylbi ngjyrë e zezë
• Njëzet e tri (23) copë fishekë të kalibrit 16 mm
• Dy (2) karikatorë të zbrazët të pistoletës
• Dhjetë (10) copë fishekë te kalibrit 9x 19 mm
• Një (1) rrethatore nga materiali i lëkurës i destinuar për fishekët të pushkës së gjuetisë
• Një (1) futrolë e pistoletës ngjyrë e zezë nga lëkura dhe
• Dhjete (10) cope diabolla të pushkës ajrore te kalibrit 4.5 mm.
Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt.