Kompanitë e mëdha ndërkombëtare të dëshpëruara me artistët shqiptarë, shkak blerja e klikimeve!

Shumë kompani të mëdha ndërkombëtare janë zhgënjyer me artistët kosovarë. Shkak për zhgënjim të madh janë blerjet e shumta të klikimeve të këngëtarëve kosovarë.
Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se kompani të famshme të kësaj fushe kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe marrëveshjet me artistët kosovarë për shkak të dëshmive që kanë marrë nga blerja e klikimeve nga shumë këngëtarë kosovarë.
“Këngëtarë të shumtë kosovarë kanë paguar shuma të mëdha për “advance” në mënyrë që të rriten klikimet e tyre” ka thënë një zyrtar i një kompanie të huaj që ka punuar me shumë këngëtarë kosovarë./Indeksonline/