75 Mall Live Search
19:26 / E Premte, 02 Shtator 2022 / A. M.

“Bërnabiq zbret nga mali në Kosovë”: Haradinaj-Stublla thotë se MPJ harroi fyerjet e kryeministres serbe

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas konfirmimit se kryeministres serbe, Ana Bërnabiq i është dhënë leje që ta vizitojë Kosovën.

Haradinaj-Stublla përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se MPJ ka harruar fyerjet e Bërnabiq ndaj shqiptarëve.

“BËRNABIQ PASKA VENDOSË ME ZBRITË NGA MALI NË KOSOVË – me leje të MPJ-së, e cila paska harruar që ajo asnjëherë nuk dështoi t’i fyejë shqiptarët, të mohojë masakrat e gjenocidin serb, e t’a përkrahë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi”, ka shkruar ish-ministrja e Jashtme.

Ndërkaq, MPJ të premten ka konfirmuar se Bërnabiq do të vizitojë Kosovën të hënën.