75 Mall Live Search
10:10 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / A. M.

Sadri Ramabaja: Drejtuesit e Sindikatave janë marioneta të SHIK-ut

Profesori Sadri Ramabaj ka akuzuar drejtuesit e sindikatave në Kosovë, duke i cilësuar si “marioneta të SHIK-ut”.

Ramabaja përmes një shkrimi në Facebook tha se “LDK e PDK duhet të dalin e të kërkojnë falje për gjithçka që i kanë bërë arsimit për 20 vite me radhë”.

“Përqindja e analfabetëve funksionalë në Kosovë krahasuar me atë të analfabetëve funksionalë në disa nga shtetet e BE-së, e dëshmon inkriminimin e përmasave morbide që është bërë për 20 vite me radhë.

Në vend që drejtuesit e ri të LDK-së dhe PDK-së të dalin e të kërkojnë falje për këtë krim të pandëshkuar, ata instrumentalizonë Sindikatën e Arsimit përmes krerëve të saj!

Ndërkaq krerët e Sindikatave të Arsimit, që janë thejshtë shtojcë e marioneta të SHIK-ut alias PDK-së, janë dëshmia më e mirë e talljes që ata tok kanë bërë për 20 vjet me Shtetin dhe të ardhmen e ktij vendi. Krimi në arsim ka emër”, shkroi Ramabaja.