Reagon Çeku: Zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka reaguar pas sulmit të PSD-së ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Ai shkroi se buzëqeshja e Muratit është integriteti i tij moral e profesional.
Postimi i plotë:
“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.
Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim.”