75 Mall Live Search
20:48 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / C E

Aston Villa arrë e fortë për Cityn, mbyllet ndeshja pa fitues

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Aston Villas dhe asaj të Manchester Cityt, ku nuk është përcaktuar fituesi.

Skuadra e Aston Villas ka qenë sot një arrë e fortë për kampionin anglez, Manchester Cityn, pasi që pas 90’ minutave lojë ka barazuar me rezultat 1:1.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi ylli norvegjez, Erling Haaland, i cili shënon golin e 10 personal në Premier Ligë në minutën e 50’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes, dhe të barazimit për Aston Villan e shënoi Leon Bailey, i cili në minutën e 74’ vulos rezultatin final 1:1.

Me pikët e reja, City zë vendin e dytë në tabelë me 14 pikë të tubuara, krahas Aston Villas që renditet e 17 në tabelë në kuotën e katër pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.