75 Mall Live Search
21:06 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / Gj. Sh

AAK: Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj pakos për mbështetje të qytetarëve, duke akuzuar se Qeveria po ia nxjerr sytë e po ia ngjet vetullat popullit.

Ata kanë thënë se paqja sociale nuk mund të blihet me 50 as me 100 euro.

Reagimi i plotë:

“Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euroQeveria po ia nxjerr sytë e po ia ngjet vetullat këtij populli. Këto masa që sot janë propozu nga Qeveria, janë vërtetë mashtrim i ultë që iu bëhet qytetarëve të vendit me paratë publike.Të bllokohen investimet kapitale duke i lënë pa punë 60% të punëtorëve të ndërmarrjeve kontraktuese për punë në sektorin publik e të ndahen ato para për ndihma sociale, është veprim anti ligjor, antikushtetues dhe ofendues për popullin e Kosovës. Sulmet që kryeministri u bën komunave për, siç shprehet ai, sulm ndaj shtetit, janë ofendimi më i madh që u bëhet atyre. Kryeministri më mirë është ta ndërrojë ministrin e vet, sepse komunat nuk mund t’i ndërrojë! Pakoja e prezantuar nga Kurti, është mashtrim ordiner. Nuk kapërcehet kriza me lëmoshë. Qeveria duhet të ndërmarrë masa serioze duke filluar nga miratimi urgjent i ligjit të pagave, zvogëlimi i taksave, heqja e përkohshme e TVSH për produktet esenciale, zhbllokimi i buxhetit, rishikimi i kontratave e masa të tjera lehtësuese. Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro!”