Ndërron jetë në QKUK një person që u aksidentua në Ferizaj

Në njërën nga klinikat e QKUK-së ishte duke u trajtuar një pacient, i cili mori lëndime të rënda trupore nga një aksident në Jezerc të Ferizajit, të ndodhur me 25 gusht.
Pacienti në fjalë nuk u bëri ballë lëndimeve të marra, duke ndërruar jetë dje.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.