75 Mall Live Search
17:27 / E Diele, 04 Shtator 2022 / C E

U “sulmua” me miell, Hekuran Murati bëhet i gjallë në Facebook

Një ditë pasi u sulmua me miell nga aktivistët e PSD-së, ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka prezantuar pakon e re të masave për përballje me inflacionin.

Ai ka treguar se duke u krahasuar me GDP, pakoja e Qeverisë së Kosovës është më e madhe në krahasim me 65 miliardët që i ka ndarë qeveria gjermane për qytetarët e Gjermanisë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 📊 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake. Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 📊 1.8% të GDP.

Për pensionerët:🇩🇪 300 euro pagesë e njëhershme🇽🇰 3×100 euro (nentor ‘21, prill ‘22, tetor ‘22)

Për studentët:🇩🇪 200 euro pagesë e njëhershme🇽🇰 2×100 euro (prill ‘22, nëntor ‘22)

Për punëtorët e sektorit publik:🇩🇪 300 euro bruto pagesë e njëhershme🇽🇰 300 euro për 2022 (100 euro në prill ‘22, plus 50 euro/muaj nga shtatori ‘22)

Për punëtorët e sektorit privat:🇩🇪 300 euro bruto pagesë e njëhershme🇽🇰 100 euro në prill ‘22, plus 3 muaj subvencionim 50% i rritjes së pagës.

Për fëmijët:🇩🇪 Rritje e shtesave ekzistuese🇽🇰 Nisje e pagesës së shtesave për herë të parë

Ka edhe shumë masa tjera që kemi ndërmarrë për ta bërë më të lehtë përballjen me inflacionin, siç janë vendosja e çmimit tavan për naftën, subvencionimi i energjisë elektrike, mbështetja e bizneseve prodhuese në investime, rritja e subvencioneve në bujqësi e shumë masa tjera.