75 Mall Live Search
22:07 / E Diele, 04 Shtator 2022 / C E

“Shumë zhurmë për asgjë”, Ballkani i tregon Prishtinës nivelin ndërkombëtar

Thirrjet e shumta për të ndihmuar ekipin në tribuna nuk bënë punë për Ismet Munishin dhe lojtarët e tij.

Prishtina u mposht në “Fadil Vokrri” nga Ballkani me rezultat 0-1, në ndeshjen e javës së pestë të Superligës.

Ende pa filluar loja pati përleshje, ku tifozët vendas sulmuan ata mysafir në tribuna, shkruan Indeksonline.

Albion Rrahmani tregoi edhe një herë se është shëndrruar në një sulmues të klasit.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, ai shfrytëzoi një krosim të artë nga Armend Thaçi dhe vulosi ndeshjen.

Me këtë fitore, Ballkani është në vendin e dytë me 9 pikë por ka dy ndeshje më pak se Gjilani. /IndeksOnline/