Bali Muharremaj e marton vajzën, pamje të çiftit të ri

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pati sot një nga ditët më të lumtura të jetës së tij.
Vajza e tij, Doruntina, kurorëzoi dashurinë me Leotrim Gërmizajn.
“Sonte është dita ma e lumtur për mua dhe gruan time. Vajza jonë Doruntina dhe Dhëndrri Leotrim Gërmizaj po festojnë damsën e tyre. Urime dhe paqi gjithmonë lumturinë e botës”, uroi Muharremaj, duke i bashkangjitur urimit edhe një fotografi të shkrepur nga dasma.

Në dasmën e vajzës, i pari i Suharekës ka ftuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Edhe ky i fundit ndau në facebook një fotografi, bashkë me çiftin dhe kryetarin Muharremaj.
“Te njeriu i cili jeton çdo ditë me qytetarët. Në gëzime e dhembje, gjithmonë bashkë” shkroi Haradinaj, duke iu referuar kryetarit Muharremaj.
