75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / B O

Turqia kërcënon me tërheqje nga Eurobasketi, kërkon kamerat e sigurisë!

Ndeshja mes Turqisë e Gjeorgjisë në Kampionatin Evropian ka sjellur tensione dhe përfundim dramatik. Gjeorgjia arriti fitore të ngusht në një përballje ku nuk munguan as konfliktet fizike.

Korkmaz dhe Sanadze u përjashtuan nga loja në minutën e 34-të pasi u përplasën në fushë. Përplasja vazhdoi edhe në zhveshtoret.

Turqit thonë se Korkmaz u sulmua nga tre lojtarë gjeorgjian dhe disa pjesëtarë të sigurimit.

Pas kësaj situate, Federata Turke po kërcënon të largohet nga Eurobasketi. Nëse FIBA ​​nuk sanksionon agresorët e supozuar, Turqia thotë se nuk do të vazhdojë në turne.

Zëvendëspresidenti i federatës turke dhe ish-lojtari Omer Onan ka thënë se nëse nuk sigurohen pamjet e kamerave në palestër, Turqia do të largohet nga Eurobasketi./Indeksonline/