75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / Gj. Sh

Policia jep detaje për incidentin mes “Plisave” dhe “Xhebrailave”

Pak para fillimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Prishtinës dhe Ballkanit, pati një incident në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

Tifogrupi i vendasve, “Plisat”, sulmuan tifozët nga Suhareka, “Xhebrailat” – teksa edhe ndeshja nisi me disa minuta me vonesë shkaku i pasigurisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rreth këtij incidenti është deklaruar edhe Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Ata kanë njoftuar nga kjo përleshje, një person ka pësuar lëndime, teksa njëri dyshohet se është therur me mjet të mprehtë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, teksa u njoftua se rasti tashmë është nën hetime.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 04.09.2022-19:45. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime gjatë një rrahje në mes të disa personave, pasi i njëjti dyshohet se është therur me mjet të mprehtë nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë që ndeshja mes prishtinës dhe Ballkanit, përfundoi me fitoren minimale të mysafireve me rezultat 0-1./IndeksOnline/