Mbappe zbulon se si presidenti Macron e bindi të mos shkoj në Real Madrid, por jo për shumë gjatë

Kylian Mbappe ishte një nga objektivat kryesorë të Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.
Francezi ishte në përfundim të kontratës me PSG-në dhe Mbretërit ishin gati ta marrin me parametra zero para se të ndërhynte presidenti i Francës, Emanuel Macron, shkruan Indeksonline.
Ylli i PSG-së ka dhënë një intervistë të sinqertë, ku ndër të tjerash ka zbuluar bisedën me të parin e Francës që e bindi të rinovoj kontratën me parisienët.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të flisja me presidentin për të ardhmen time, për të ardhmen e karrierës sime, kështu që është disi e çmendur, me të vërtetë e çmendur,” tha Mbappe në një intervistë për “New York Times”.

“Ai më tha: ‘Dua që të qëndrosh. Unë nuk dua që ju të largoheni tani. Ju jeni shumë të rëndësishëm për vendin‘”, vazhdoi francezi.
Macron, në atë bisedë, gjithashtu u duk se e bëri të qartë se Çejnsoni një ditë do të luajë për Madridin.
“Ke kohë për t’u larguar, mund të qëndrosh edhe pak.” Për të cilën ai u përgjigj: “Sigurisht.” Ylli francez pranoi: Kur presidenti të thotë këtë, kjo ka rëndësi”.

Përkundër që nuk nënshkroi me Realin, Mbappe vazhdon të flas me shumë dashuri për klubin spanjoll.
“Unë kurrë nuk kam qenë atje, por duket sikur është shtëpia ime apo diçka e tille“, tha Mbappe.
Sulmuesi i Francës ka bërë të ditur se nuk ka nënshkruar me PSG-në për arsye financiare pasi sipas tij në secilën skuadër që do të kishte shkuar kushtet ekonomike do të ishin të njëjta. /IndeksOnline/