75 Mall Live Search
12:19 / E Martë, 06 Shtator 2022 / C E

Kapiteni i Kosovës nënshkruan me skuadrën sllovene

Kapiteni i Kosovës U21, Leart Sadriu ka nënshkruar me skuadrën sllovene, NS Mura.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë sllovenët përmes një komunikate për media, shkruan Indeksonline.

Sadriu te Mura është transferuar nga skuadra tetovarë, Shkëndija.

Si 21 vjeçare, mbrojtësi kosovar ka bërë 76 paraqitje në futbollin profesionist.

Sadriu ka luajtur 19 ndeshje me Shkëndijën dhe 57 të tjera me skuadrën e Skënderbeut.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë me Muran deri në verën e vitit 2025. /IndeksOnline/