75 Mall Live Search
16:04 / E Martë, 06 Shtator 2022 / k.v

Zjarr në repartin e psikiatrisë në Pejë, lëndohet një person

Sot në një dhomë të Repartit Psikiatrik në Pejë, ku ka qenë duke u trajtuar një pacient, ka shpërthyer një zjarr, ku është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit, transmeton IndeksOnline.

Sipas Spitalit në Pejë, ndërhyrja e shpejt e personelit me aparate për fikjen e zjarrit ka bërë që zjarri të lokalizohet menjëherë dhe pacientët të evakuohen me kohë.

Një pjesëtar i Sigurimit të Spitalit është lënduar gjatë intervenimit. Mësohet se dëme të mëdha nuk ka pasur./IndeksOnline/