75 Mall Live Search
17:12 / E Martë, 06 Shtator 2022 / Gj. Sh

Art Abazi pjesë e Big Brother Kosova?

Sa i përket banorëve, kureshtja është shumë e madhe për të kuptuar edhe emrat e protagonistëve.

Një nga emrat e përfolur është këngëtari, Art Abazi. Ai së fundmi ka ndarë një postim në llogarinë e tij në Instagram duke publikuar disa fotografi nga një photoshooting.

Postimi i tij nxiti dyshimet kur një komentues shkroi se këto foto nënkuptojnë hyrjen e tij në shtëpinë e madhe.

“Në Big Brother po hyka pasi ka bërë këto foto”, shkruhet në koment. Më tej duke thelluar edhe më tej dyshimet, Abazi ka etiketuar edhe Liberta Spahiun.

Ndonëse artisti nuk pohoi as mohoi një thashethem të tillë.