Ministrja Gërvalla-Schwarz takon ish- presidenten e Konfederatës së Zvicrës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz ka takuar ish-presidenten e Konfederatës së Zvicrës.
Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz në takim me ish-presidenten zvicerane Micheline Calmy-Rey, bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës me theks të veçantë në sektorin e ofrimit të shërbimeve për kategorinë e personave të moshuar.
Konfederata e Zvicrës, radhitet e dyta për nga investimet në Republikën e Kosovës.
Në takim po ashtu është biseduar edhe shtimin e investimeve zvicerane në vendin tonë. Bashkëpunimi ekonomik me Konfederatën e Zvicrës ka rëndësi për Republikën e Kosovës ngase në këtë shtet jeton një pjesë e mërgatës së Kosovës.
Ministrja e njoftoi ish-presidenten Calmy-Rey për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Në këtë takim ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe nga deputetja në Kuvendin.
