75 Mall Live Search
20:46 / E Martë, 06 Shtator 2022 / Gj. Sh

Dortmund e nis mbarë sezonin e ri në Champions League

Borusia Dortmund e ka nisur mbarë sezonin e ri në Champions League.

Skuadra gjermane fitoi me rezultat 3-0 ndaj skuadrës së Copenhagen, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Marco Reus në minutën e 35-të.

Shtatë minuta më vonë, Dortmundi dyfishoi epërsinë me golin e Raphael Guerreiro.

Golin e fundit në ndëshje e shënoi Jude Bellingham në minutën e 83-të.

Me këtë fitore Dormundi ka marrë kreun e tabelës në Grupin G, ndërsa nga ora 21:00 luhet edhe ndeshja tjetër mes Sevillas dhe Manchester Cityt./IndeksOnline/