Rita Ora ”kall” Tiranën, përformon vallen tradicionale (Video)

Këngëtarja Rita Ora sonte e ka performuar “Vallen e Rugovës” në koncertin e saj në sheshin “Skënderbej” të Tiranës.
Ora bashkë me grupin e saj të vallëzimit në skenën para mijëra shqiptarëve me mindila në duar ia hodhën valles.
Rita ishte veshur me të zezë ndërsa valltarët afër saj në të kuqe, ngjyra këto që simbolizojnë flamurin kombëtar.