75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / B O

Sekuestrohen miliona cigare pa akcizë në Mal të Zi, Abazovic në aksion me policinë

Mëngjesin e sotëm janë sekuestruar miliona cigare pa akciz në Port Bar të Malit të Zi.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka përcjellur nga afër aksionin e konfiskimit.

“Po i japim fund krimit dhe kontrabandës së cigareve në Mal të Zi” ka thënë Abazovic në vendngjarje.

Ditën e djeshme, Abazovic ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale dosje të grupeve kriminale siç i ka quajtur ai, që janë të lidhur me kontrabandën në vend./Indeksonline/