U nda me Jenniferin, Alex Rodriguez i pafat edhe në lidhjen tjetër
Alex Rodriguez dhe Kathryne Padgett janë ndarë.
47 vjeçari që u bë i njohur për lidhje shumëvjeçare me Jennifer Lopez dhe 25 vjeçarja nuk e konfirmuan kurrë lidhjen e tyre, por u panë së bashku disa herë gjatë muajve të fundit.

Ata nisën një romancë në janar të këtij viti.
Një person i brendshëm konfirmoi ndarjen, duke i thënë Page Six: “Ata janë miq të mirë, por tani janë vetëm. Ata u ndanë, por janë shumë të ngushtë. Është gjithçka mirë”.
Një burim shtoi: “Alex po argëtohet dhe po shoqërohet me familjen e tij”.
