75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / B O

Erërat e fuqishme në Istog, Ilir Ferati pret ekspertët japonezë për një zgjidhje të përhershme

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati bashkë me drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, Genc Ademajn kanë pritur në takim ekspertë japonezë nga projekti JICA.

Njëra nga temat e rëndësishme për diskutim ka qenë edhe modelimi i pyjeve mbrojtëse nga erërat e forta që mbizotërojnë në Istog.

“Sot, bashkë me ekspertin japonez Yuta Morikaëa, kryekëshilltar teknik dhe njëkohësisht udhëheqës i projektit JICA dhe Nehat Bojaxhiu koordinator nacional i projektit, diskutuam modelimin e pyjeve mbrojtëse nga erërat e forta të cilat mbizotërojnë në këtë zonë.
Projekti për ngritjen e kapaciteteve dhe zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat, në kuadër të zhvillimit të një sistemi kombëtar të informacionit për zjarret pyjore, është projekt që ka filluar së zbatuari vitin e kaluar dhe sot ishte veçanti e këtij takimi, në ofrimin e alternativave në funksionalizim të këtij projekti në Komunën tonë.
Siç kemi premtuar po e bëjmë, Istogu i të gjithëve e për të gjithë po merr jetë” shkruan Ferati në njoftim./Indeksonline/