75 Mall Live Search
20:42 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / Gj. Sh

Një tjetër i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës (Video)

Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, i akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares, Shkëlqim Kameri shihet duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

“Përdhunuesi i 11 vjeçares bëhet me trauma nga të burgosurit,” – ishte përshkrimi i videos.

Kameri në këtë video dëgjohet duhet i treguar mjekut se ka dhimbje të kokës.

“Gjuhën a po e kafshon” pyet mjeku – “Jo” dëgjohet duke thënë Kameri.