Arrestohet 32 vjeçari në Pejë, po shiste substanca narkotike

I dyshuari Besmir Kryeziu, 32-vjeçar , është ndaluar nga policia në lagjen Fidanishte,të qytetit të Pejës, pikerisht afër ambulantës ku edhe operonte, shiste substanca te dyshuara narkotike, marihuane, mësojn burimet e IndeksOnline.
Pas bastisjes, të dyshuarit u janë gjetur 24 qese me marihuane,joint- ge të cilat i kishte bërë gati për shitje.
Përvec basisjes së të dyshuarit, Policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e tij ku poashtu edhe aty i janë gjetur dhe konfiskuar sasi e konsideruar e marihuanes, transmeton IndeksOnline
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar per shitje te sunstancave narkotike në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/