75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / k.v

Kurti: Koha për shkolla me nxënës dhe mësimnxënie

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot kanë vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë të Podujevës.

“Koha për shkolla me nxënës dhe mësimnxënie. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Albin Kurti kur në Llugë të Podujevës e vuri gurëthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”.

“Kjo shkollë do të ju shërbej 450 nxënësve dhe ne kemi nevojë për kushte më të mira për nxënësit tanë. Po e bëjmë vënien e gurëthemelit në shtator kur kemi nevojë për më shumë mësim dhë më shumë shkolla, mësimdhëne e mësimnxënie”, tha Kurti.

Edhe ministria e Arsimit Arvërie Nagavci ka bërë thirrje për fillimin e procesit mësimorë.

“Bëj thirrje që të kthehen në shkolla nxënësit. Jemi të vetëdijshëm që infrastruktura është e rëndësishme për punën dhe sukseset, andaj po punojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

I pranishëm ishte edhe kreu i komunës Shpejtim Bulliqi ndërkohë në këtë shkollë nuk po zhvillohej procesi mësimorë.

Mësim nuk kishte as në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Batllavë ku u përurua salla e edukatës fizike dhe objekti i paraleles së ndarë të po të njëjtës shkollë.