75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / LB

​Një e mitur raporton se u dhunua nga dy burra në mars-prill në Gjilan

Një vajzë e mitur në Gjilan ka raportuar në Polici se është dhunuar nga dy të burra gjatë muajve mars-prill.

Në raportin 24-orësh, policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe se janë dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si dhunim.

“Gjilan mars-prill 2022 – NN. Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.