Bajqinovci thotë se nuk ka asnjë arsye legjitime që greva të vazhdojë e fëmijëve t’u pamundësohet mësimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk ka asnjë arsye legjitime që greva të mbahet e mësimi fëmijeve t’u pamundësohet.
Për këtë ai ka dhënë dy arsye.
“Çdo vazhdim i kësaj greve nga Rrahman Jashari është vetëm përpjekje për të dëmtuar shtetin dhe sabotuar qeverinë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Nuk ka asnjë arsye legjitime që greva të mbahet e mësimi fëmijëve t’u pamundësohet:
1. Ligji për pagat përmbush, madje edhe tejkalon secilën kërkesë që këto sindikata kanë pasur ndër vite.
2. Pakoja për përballje me Inflacionin ndihmon të gjithë sektorët.
Çdo vazhdim i kësaj greve nga Rrahman Jashari është vetëm përpjekje për të dëmtuar shtetin dhe sabotuar qeverinë.
#mësimiduhettëfillojë