Mbretëresha e Anglisë në gjendje të rëndë shëndetësore, mbledhen familjarët

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e Dytë, është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ajo është transferuar nga Pallati Buckingham në Kështjellën Balmoral, për të përcjellur gjendjen e saj shëndetësore nga stafi mjekësor.
Sëmundja e Mbretëreshës ka bërë që edhe çifti Harry dhe Meghan të nisen drejt Anglisë, teksa princi William tashmë është duke qëndruar pranë saj.
Gjendja shëndetësore e Mbretëreshës është shoqëruar me rënie e ngritje që kur u paralajmërua javë më parë se e njëjta ishte infektuar me COVID-19.
Edhe Pallati Buckingham ka dalur me njoftim për shëndetin e 96 vjeçares, duke deklaruar se mjekët janë duke e mbikëqyrur atë.