Për ditëlindjen e tij, Flow vjen si ‘Djali nga Kosova’

Ai nuk jeton në Kosovë.
E, dashurinë dhe mallin për vendlindje, artisti Flow e shprehi përmes një projekti muzikor.
Në Youtube, Flow ka hedhur këngën e titulluar ‘Djali nga Kosova’, tekstin e të cilës e shkroi reperi Gold Ag.
Kënga u finalizua edhe me klip që u xhirua në Kosovë.
Këtë këngë, Flow e publikoi sot, ditën që feston ditëlindjen.