75 Mall Live Search
12:42 / E Premte, 09 Shtator 2022 / B O

ZYRTARE: S’ka futboll anglez këtë vikend!

Premier League dhe Liga angleze e futbollit kanë njoftuar shtyrjen e ndeshjeve të kësaj fundjave pas vdekjes së Mbretëreshës.

Ndeshjet e planifikuara të premtën, të shtunën, të dielën dhe të hënën janë shtyrë për një datë të pacaktuar, thuhet në vendimin e futbollit anglez.

Mbretëresha Elizabetë u nda nga jeta pasditen e së enjtes në Kalanë Balmoral, e rrethuar nga familja e saj e ngushtë, në moshën 96-vjeçare pas një mbretërimi 70-vjeçar./Indeksonline/