Ndodhi Kosovare, shënohet gol por topi del jashtë pasi rrjeta është e shqyer

Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së katërt në Grupin B të Ligës së Parë në futbollin e Kosovës.
Ulpiana shënoi fitore në udhëtim te Fushë Kosova me rezultatin 1:2, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, kjo ndeshje ka marrë vëmendjen për diçka tjetër.
Futbollistët e të dy skuadrave në fjalë janë paraqitur me fanella thuajse të njëjta.

Por, kjo nuk ishte “vakia” e vetme në këtë ndeshje. Një tjetër rast interesant u regjistrua në fundin e pjesës së parë, kur vendasit shënuan golin e epërsisë.
Topi kaloi vijën e portës, por edhe rrjetën e saj, pasi ajo ishte e shqyer.
Ndryshe, Ulpiana momentalisht renditet e treta në tabelë me 7 pikë, teksa Fushë Kosova është e pesta me 5 pikë.