Zyrtare: Tonali vazhdon kontratën me Milanin

Futbollisti italian, Sandro Tonali, zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me Milanin.
Mesfushori do të jetë pjesë e kuqëzinjëve deri në qershor të vitit 2027, transmeton Indeksonline.
”AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Sandro Tonalit deri më 30 qershor 2027 .
Sandro, i cili iu bashkua Klubit në vitin 2020, është një shembull i vendosmërisë dhe lidhjes me ngjyrat kuqezi.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Tonali ishte njëri nga futbollistët kryesor të Milanit sezonin e kaluar, duke e ndihmuar të fitoj titullin e 19-të në Serie A./IndeksOnline/