Klasiku i basketbollit kosovar, nesër dalin në shitje biletat KB Prishtina-KB Peja

Sezoni i ri i Prince Caffe Superligës në basketboll do të fillojë me një nga ndeshjet me rivalitetin më të madh në këtë sport.
Klubi basketbollistik Prishtina do të jetë nikoqir i KB Pejës në ndeshjen që do të zhvillohet nesër në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Ndërkohë, Plisat kanë njoftuar se biletat do të dalin nesër në shitje.
Ato mund t’i gjeni te New Born, me çmim prej 3 eurosh, duke filluar nga ora 12:00.
“Të dashur tifozë, biletat për ndeshjen e xhiros së parë të Prince Caffe Superligës ndaj KB Pejës do të hidhen në shitje nesër nga ora 12:00 në NewBorn” thuhet në njoftimin e KB Prishtinës.
Derbi i xhiros së parë të sezonit të ri, pritet të fillojë në ora 17:15./Indeksonline/
