Podkasti i Meghan ndërpritet për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Podkasti i Meghan Markle, i quajtur Archetypes, nuk do të ketë episode të reja për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.
Këtë e ka raportuar faqja “People”. Sipas tyre podkasti nuk do të transmetohet këtë javë, transmeton Indeksonline.
Faqja argëtuese gjithashtu raporton se nuk dihet ende se kur do të ketë një episod të ri të podcast-it, të cilin Meghan e lansoi muajin e kaluar.
Archetypes është mirëpritur në Holandë, ShBA, Mbretërinë e Bashkuar, Australi e Kanada./Indeksonline/