75 Mall Live Search
19:53 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / L K

E përbashkëta e Princeshë Dianës dhe Meghan

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabet II në moshën 96-vjeçare të enjten e kaluar, të gjithë sytë janë tek ngjarjet e ardhshme shtetërore që do të ndodhin gjatë këtyre javëve dhe që do të përfshijnë familjen mbretërore.

Por a i keni vënë re ngjashmëritë e Princeshës Diana dheMeghan Markle?

 Princesha e Uellsit ( që vdiq në aksident më 1997), nuk ishte shumë e pëlqyer nga familja mbretërore. Megjithatë, ajo ishte e dashur nga njerëzit e saj. Dukesha e Sussex, Meghan Markle ndan një paralele të ngjashme 30 vjet më vonë me ‘Lady Diana’.

Gruaja e Princit Harry nuk ka marrë në asnjë moment miratimin e kurorës. Një fakt që bëri që djali i Princeshë Dianës dhe gruaja e tij të shkëputeshin nga familja mbretërore, duke hequr dorë nga të gjitha llojet e privilegjeve mbretërore.

Veprimet e Mbretit Charles (asokohe Princi Charles) prishën marrëdhëniet me Princeshën Diana. Ndërkohë Princi Harry ka mbështetur gjithmonë Meghan Markle, duke kuptuar më mirë situatën që jetonte nëna e tij.

Sipas dëshmive dhe burimeve, Meghan Markle e admiron Princeshe Dianën. Dukesha e Sussex nderoi kujtimin e Princeshës Diana duke perdorur të njëjtat veshje që kishte veshur princesha e ndjerë në atë kohe.

Gruaja e Princit Harry i bëri homazhe vjehrrës së saj te ndjerë deri në dhjetë raste gjatë viteve. Veshjet që janë padyshim më shumë se të tilla në spektrin politik.

Meghan Markle kishte veshje të ngjashme të princeshës Diana në 10 raste.