Nga Coutinho te Griezmann – Si i shpenzoi Barcelona dy miliardë euro për transferime

Barcelona ka bërë transferime me vlerë mbi 2 miliardë euro dhe është e drejtë të thuhet se gjërat nuk shkuan gjithmonë sipas planit!
Problemet financiare e bënë të vështirë për katalunasit të regjistronin lojtarë të rinj kohët e fundit, megjithatë në të njëjtën kohë ata po shpenzonin shuma të mëdha për lojtarë të rinj të profilit të lartë, shkruan Indeksonline.
Vetëm në verën e vitit 2022 ata sollën lojtarë si Robert Lewandowski, Jules Kounde dhe Raphinha për shuma të majme parash.
Megjithatë, gatishmëria e tyre për të shpenzuar shumë nuk është domosdoshmërish e re, edhe nëse nuk ka qenë gjithmonë mënyra më e suksesshme.
Vetëm mendo Coutinhon. Lojtari më i shtrenjtë jo shumë kohë më parë, lojtar Aston Villa tani.
Më poshtë transferimet e shtrenjta të Barcës nga viti 2000:
