75 Mall Live Search
09:58 / E Martë, 13 Shtator 2022 / L K

Arrestohet një shtetas i huaj, donte të hynte në Kosovë me katër emigrantë ilegalë

Është arrestuar një person shtetas i huaj në Terminalin Doganor në Prizren.

Kjo pasi me vete i kishte katër emigrantë ilegalë.

Sipas Policisë arrestimi ka ndodhur në ora 16:20.

Njoftimi i plotë:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi gjatë kontrollit të automjetit transportues (kamion) të cilin ishte duke e drejtuar ai, janë hasur  katër refugjat shtetas të huaj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.