Kurti: Unë jam këtu që ta ndihmojë arsimin, kam lëvizur 10 herë, vetëm në drejtim të kërkesave të sindikatës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media, pas takimit me përfaqësues të këshillit grevistë, u shpreh se në drejtim të kërkesave të SBASHK-ut ka lëvizur 10 herë pasi është në fjalë për arsimin.
“Ne takim më është thënë Kryeministër lëvizë, por unë të paktën kam lëvizur 10 herë, vetëm në drejtim të kërkesave të sindikatës. Pikërisht për këtë arsye kërkojë që fëmijët të shkojnë në shkolla, dhe arsimtaret. Në takim disa herë u tha lë të dalim nga kjo situatë edhe ju edhe ne. edhe qeveria edhe SBASHK-u, unë besoj së në situatë të vështir nuk është as SBAHSK-u as Qeveria por arsimi. Dhe unë jam këtu që ta ndihmojë arsimin, nuk mund të zhvillohet dialogë social me preokupim prioritet për përfaqësuesesit e organizatave të cilët e realizojnë dialogun social, qofshin përfaqësuesit e SBSHKUT-ut apo Ministrat e Qeverisë”, ka deklaruar Kurti.
Kurti gjithashtu tha se SBASHK-ui ka premtuar që do të konsultohet me antarisë, po një gjë e tillë sipas Kurtit nuk ndodhi.
“Si shtesë ë kësaj pakojë për përballjen me inflacionin ne ju thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të këshillit grevistë, të cilët ata neve na premtuan që do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u ta në takim që për këtë ofertë të qeverisë do të pyetet edhe anëtarësia por sa dolën nga takimi deklaruan për media që greva vazhdon, kur e pyetën anterisë”, tha Kryeministri./IndeksOnline/