Pas dështimit SBASHK-Qeveri, reagon Kelmendi: Lëshim i madh i palëve

Pas dështimit për marrëveshje në takimin e sotëm në mes të Kryeministrit Kurti dhe krerëve të SBASHK-ut, ka reaguar Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-Zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar Ramiz Kelmendi.
Kelmendi që në një pronocim të djeshëm shprehu bindjen se palët do arrijnë marrëveshje me ide kreative dhe xhentile, thotë sot kjo çfarë ka ndodhur sot është lëshim i madh i palëve.
“Unë nuk e kam pritur që sot të dështojnë. Kjo që ka ndodhur sot është lëshim i madh i palëve. Nuk po arrijë të kuptoj se përse u lëshua ky rast. Nuk e dijmë ende se bash çfarë i ka ndarë në takim, mirëpo, ajo që shihet është se nxënësit nuk do kthehet në bankat e shkollës.”-tha Kelmendi për ‘RADIO 1’.
Ramiz Kelmendi që në ekonomi, biznes dhe politikë vie nga kuadri arsimor, duke qenë për vite të tëra personalisht pjesë e armatës së arsimit, vlerëson se palët dështuan keq, mirëpo përgjegjësinë më të amdhe e mbanë kryeministri Kurti.
“z.Jasharaj, është një burrë i ndershëm, i njohur si personalitet i kohërave të rënda për arsimin për një jetë të tërë, është përfundim, në mbyllje të karrierës, pra ka përvojë. Në anën tjetër është kryeministri me një vit përvojë pune në institucione. Unë nuk po mbajë anë, mirëpo kryeministri është dashur të hedh një hap para me këta njerëz. Dëgjoni me arsimin shqiptar, e kanë humbur betejën edhe Serbia okupatore, edhe të gjitha qeveritë tona, jo veç kjo e Kurtit me arsimin me sindikatat, nëse nuk kanë treguar kujdes meritor dhe elasticitet, kanë dështuar dhe i kanë humbur betejat. Kryeministri si institucion është më i madhi, andaj edhe veprimet në takim është dashur të çojnë në zgjidhje dhe kthim urgjent në shkolla.”-tha tutje Kelmendi.
Kelmendi ka theksuar se kërkesa prej 100 eurosh për punonjit e arsimit, në këtë kohë inflacioni është e arsyeshme, mirëpo takimi është dashur shfrytëzuar për mesataren e ofertës së kryeministrit me nga 50 euro dhe kërkesën e SBASHK-ut për nga 100 euro.